Atentati ndaj Vuçiç, në Bosnje arrestohet një i dyshuar

Policia serbe e Bosnjes thotë se ka arrestuar një personi që ka lidhje me armët e gjetura së fundmi pranë shtëpisë së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç

Policia tha të hënën e 7 nëntorit se kanë arrestuar të dyshuarin në Banjallukë, me kërkesë të policisë serbe. Ai akuzohet për posedim dhe shitje të paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese informon AP.

dyshuari iu dorëzua prokurorisë për procedura të mëtejshme për ekstradim

Policia serbe muajin e kaluar gjeti një sasi armatimi pranë shtëpisë së prindërve të kryeministrit në afërsi të Beogradit.

Autoritetet serbe thanë se kishin gjetur dhe një  raketë kundër tank, pushke snajper dhe bomba dore

Autorietet serbe kanë nisur hetimet për të  përcaktuar nëse armët kanë lidhje me një plan të mundshëm për ti bërë atentat kryeministrit serb apo jo