Atentati në Vlorë/ Shkon në dy numri i viktimave, shënjestër biznesmeni i televizioneve

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në mes të qytetit të Vlorës, në zonën e quajtur Sheshi i Flamurit, ku viktimë është kreu i OSHEE të qytetit, Roland Saliu dhe një person tjetër, i cili u qëllua krejt rastësisht. Ai nderroi jete ne spital pas plageve te marra.

Sipas policise, i plagosuri qe nderroi jete eshte E.H. Nga raportimet e para kemi te bejme me një atentat mafioz.

Mësohet se u qëllua me armë zjarri në një rrugë pranë një lokali nga persona ende të paidentifikuar.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja lëvizja e qytetarëve në zonë nuk ka qenë e paktë.


Saliu ishte ulur në tavolinën e fundit jashtë lokalit, kur plumbat dale nga nje kallashnikov e kane prekur ne organet jetesore, duke e lene te vdekur ne vend.

Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:

Rreth orës 19:40, në “Sheshin e Flamurit” Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas:

1- R.S., Drejtor i OSHEE-së
2- E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për zbulimin e gjeneraliteteve të plota të viktimave.

Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.