Athina:Çështja çame nuk egziston

Greqia ka sulmuar ashpër komisionerin e zgjerimit Johannes Hahn pas përgjigjes që zyrtari i unionit i dha eurodeputetes greke Maria Spiraki për cështjen Çame. Përmes një deklarate zyrtare Ministria e Jashtme greke nënvizon se përgjigja e Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme

Ministria e Jashtme greke thotë nënvizon në një deklaratë:“Sic e dimë, çështja çame nuk ekziston dhe prandaj nuk është pranuar të negociohet mes qeverive greke dhe shqiptare. Komisioneri Hahn me përgjigjen e pavërtetë dëshmon se nuk e ushtron detyrën dhe funksionin e tij në bazë të principeve të paanashmërisë për të promovuar interesin e përbashkët të unionit siç thuhet në nenin 17 të traktatit të Lisbonës”

Në fund të deklaratës ministria e Jashtme greke nënvizon se i ka kërkuar unionit shpjegime bindëse për këtë deklaratë të komisionerit Hahn.
Reagimi i ministrisë së Jashtme greke është konsideruar nga kreyatri i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet si pergjigja e te fortit te lagjes dhe arrogance e papranueshme e groteske.

Idrizi: I keqardhur per Qeverine e sotme Greke qe me detyron te them qe eshte njesuar e mbron krimet e bandave vrastare te Napolon Zerves. E ftoj Qeverine Greke te distancohet nga krimet kunder njerezimit e kompleksi i Makbethit. Deklarata e Komisionerit Han është një shuplakë për nacionalizmin grek dhe vërteton se çështja çame nuk është as çështje dypalëshe e as shumëpalëshe, por çështje themelore e të drejtave të njeriut. Çështja çame do të ekzistojë për aq sa do të ekzistoj qoftë dhe një shqiptar i vetëm i Çamërisë.”

Kryetari i PDIU inkurajon qeverinë shqiptare të vijojë në rrugën e drejtë, atdhetare dhe humane të zgjidhjes së çështjes çame, duke e ndërkombëtarizuar atë, siç tashmë pranon edhe Bashkimi Evropian.

 

Ceshtja came 
Komisioni Europian njohu çështjen çame si një prej çështjeve të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i dhënë dje bekimin axhendës së propozuar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Komisioneri Johanes Hanh dje, gjatë një seance me eurodeputetë deklaroi se Komisoni njihte si çështje të pazgjidhur edhe atë të kufijve detarë, dhe mirëpret krijimin e një mekanizmi të përbashkët, për ti adresuar.

Ora News arriti të sigurojë qëndrimet zyrtare të Komisionerit Hanh, ndërsa i ktheu përgjigje shqetësimeve të eurodeputetes greke Maria Spyraki mbi ato që ajo i quajti “Pretendimet irredentiste kundër një shteti anëtar nga ana e koalicionit qeveritar të Shqipërisë”.