Atletet Nike që lidhen vetë së shpejti në treg

Askush nuk tha se nëse jetoni në të ardhmen do të kushtonte pak.

Shembulli konkrekt janë atletet e reja Nike që lidhen vetë.

Sipas kompanisë amerikane këpucët HyperAdapt 1.0 do të dalin në treg në 1 dhjetor në Nju Jork dhe do të kushtojnë 720 dollarë.

Kompania konfirmoi se klientët do të mund të porosisin paraprakisht atletet përmes aplikacionit Nike +në 28 Nëntor, duke përdorur opsionin “Reserved for You” .

HyperAdapt është këpuca e parë sportive e Nike me lidhëse që lirohen e shtrëngohen vet. Atletja ndryshon nga “Nike Mag”, një kopje e atleteve me lidhëse që lidhen vet në filmin “Kthim në të ardhmen”.

 

20160315-fy16-inno-snowcap-silver-hero-0029-54342-1fy16-inno-snowcap-white-hero-v2-0043-54346-1

/Oranews.tv/