Atleti i njohur deklaron se është homoseksual

Atleti olimpik dhe fituesi i medaljes së argjendtë, Colin Jackson ka deklaruar hapur se është pjesë e komunitetit LGBT.
Në një intervistë për një dokumentar suedez të quajtur ‘Rainbow Heroes’, ai foli për herë të parë rreth prijrjeve të tij seksuale duke pranuar thashethemet që qarkullojnë për të. Ai tregoi edhe momentin kur prindërit e tij mësuan se Colin është homoseksual.
“Po i priosja në kuzhinë. Mamaja ime e dalloi fytyrën time se dukesha i shqetësuar. Në fakt, ata nuk u shqetësuan aspak. Mamaja më pyeti nëse gjithcka është e vërtetë dhe uk e mohova. Kështu kuptova se kam prindër të mrekullueshëm,” – tha ai për ngjarjen që kishte ndodhur në 2006.
Shpesh herë ka folur për revista të njohura rreth atletëve që i përkasin komunitetit LGBT duke treguar se nuk ka rëndësi se si janë, por puna që bëjnë.