Aurela Gaçe bëhet nënë për herë të dytë. Ja si ia ka vënë emrin vajzës

Nata e parë e Këngës Magjike, në Televizionin Klan, nisi me një lajm të mrekullueshëm. Këngëtarja Aurela Gaçe, fituese e këtij festivali një vit më parë, është bërë nëna e një vajze të dytë.

Dy prezantuesit, Ardit Gjebrea dhe Elia Zaharia Zogu dhanë lajmin për gjithë ndjekësit e këtij festivali. Vetë këngëtarja e dha lajmin me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Zot faleminderit. Sot erdhi në jeteë jeta jonë . Mirëserdhe mes nesh Abigail ( Gëzimi i Babit) Isabelle ( E përkushtuar në Zot). Abigail Isabelle Gjonaj ( babi i vete i donte këto emra për kuptimin që mbartin). Falënderoj Zotin pafund për ketë mundësi që na dha për të qenë prindër të dy vajzave”, shkruan Aurela./ tvklan.al

4K