Aurela Hoxha takon për herë të dytë Leonardo DiCaprio-n (Foto)

Ndërkohë që shumica e njerëzve përballen me temperaturat e ulëta të këtyre muajve, ‘showgirl’-i Aurela Hoxha ka gjetur zgjidhjen ideale.

Prej disa ditësh ajo po shijon motin e ngrohtë në plazhet e Tailandës, nga ku poston vazhdimisht fotografi, si për t’i bërë zili të gjithë ndjekësve të saj në Instagram.

Postimi i saj i fundit ama, nuk është thjesht një foto plazhi nga ato që jemi mësuar të shohim gjatë verës. “A ju kujtohet “The beach”?” – shkruan Aurela nga ishulli Koh Phi Phi, pikërisht aty ku është xhiruar edhe filmi “The beach” me protagonist yllin e Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, me të cilin ajo u fotografua në Festivalin e Canne-s vitin e kaluar.

Të jetë vallë një rastësi, apo Aurela ka nostalgji për ato momente aq shumë të komentuara në mediat rozë? Këtë përgjigje nuk mund ta japim, ama mund të themi se Aurela Hoxha dhe Leo DiCaprio janë sërish në të njëjtin vend, në të njëjtën ditë…