Austri, 15 vjeçari shqiptar goditet me thikë në sytë e vëllait të vogël

Një shqiptar nga Maqedonia dhe banues në Vjen, mbeti viktimë e një sulmi brutal me thikë. Adoleshenti 15 vjeçar Edon F, ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai u dërgua në spital ku iu nënshkrua një ndërhyrjeje kirurgjikale prej 6 orësh. Ai ka rrëfyer për policinë gjithçka kishte ndodhur, duke treguar se një person i maskuar dhe me xhup i kishte dalë përpara dhe e kishte qëlluar me thikë.
Një inxhinier elektrik e përshkoi sulmin si një luftë për jetë a vdekje. Zbulimi i ngjarjes bëhet i vështirë pasi 15 vjeçari nuk e njeh sulmuesin. Por, policia mendon se shqiptari 15 vjeçar ka pasur kontakte me një bandë kriminale, e cila është shpartalluar por disa nga anëtarët janë ende në lirë.
Në Facebook-un e të riut është gjetur se në listën e shokëve të tij është edhe një nga drejtuesit e grupit kriminal, çka hedh dyshime se sulmi mund të jetë kryer prej tyre. Mediat austriake shkruajnë se një tjetër anëtar i bandës “Goldberg” ka pasur kontakte me 15 vjeçari.
Gazeta “Kurier” shkruan se adoleshenti është ndjekur deri në banesë ku është qëlluar përpara syve të vëllait 10 vjeçar në premten në orën 6 të mëngjesit në Wien-Liesing të Vienës. Familja e tij mohon që i biri të ketë pasur armiqësi dhe se nuk e di motivin e ngjarjes. Mësohet se ndaj të riut janë kryer 7 goditje me thikë.