Austri, arrestohet një maroken i dyshuar për sulme terroriste

Një azilkërkues maroken i moshës 25 vjeçare u arrestua në Austri me dyshimin se po planifikonte kryerjen e sulmeve gjatë festave, njoftoi sot prokuroria e Salazburg-ut.

Personi u arrestua sot nga forcat speciale në një qendër të vogël akomoduese për refugjatët në Fuschl, një komunë e njohur e Alpeve austriake, në afërsi me kufirin gjerman.

“Ai është nën hetim me dyshimin për pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, sipas Prokurorisë.

Hetimi ka nisur prej muajit të kaluar në bazë të informacioneve që bëjnë me dije për një sulm të mundshëm terrorist në Salzburg gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri”, njoftoi prokuroria në një deklaratë.