Austri, gjobë 130 dollarë për gratë myslimane që mbulojnë fytyrën në publik

 

Austria ka miratuar një ligj të ri që ndalon gratë myslimane të mbulojnë fytyrën në publik. Legjislacioni i ri kontrovers detyron gjithashtu emigrantët që të ndjekin kurse integruese dhe azilkërkuesit të kryejnë shërbime publike të papaguar.

Sipas ligjit të ri, nga muaji tetor policia do të fillojë vënien e gjobave prej 130 dollarësh për gratë që mbajnë burka apo nikabë në universitete, gjykata ose në transportin publik. Sipas rregullave të reja, emigrantët që kanë “shanse të mira” për të qëndruar në Austri duhet të marrin pjesë në shkollat integruese 12 mujore.

Aty do të ofrohen kurse gjermane dhe do të mësohet rreth etikës, vlerave dhe kulturës së vendit. Çdo migrant që refuzon të marrë pjesë në kurse, ose të bëjë punë publike të papaguara, do të ulen përfitimet.

Masa, e mbështetur nga partitë në pushtet, Partia Social Demokratike (SPÖ) dhe Partia Popullore Austriake (ÖVP), kanë ndarë veprimi, ndërsa mbi 3 mijë gra kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër ndalimit. Megjithatë ka nga ata, duke përfshirë edhe partinë e ekstremit të djathtë FPÖ, e cila kritikoi qeverinë për të mos shkuar aq larg, raporton DW.

Muajin e kaluar, presidenti i majtë i Austrisë, Aleksander Van Der Bellen këmbënguli që të gjitha gratë duhet të vënë shami koke për të luftuar Islamofobinë.

Duke folur përpara studentëve në Vjenë, ai tha se “është e drejta e çdo gruaje të vishet siç ajo dëshiron. Ky është mendimi im për këtë. Përveç kësaj, jo vetëm gratë myslimane, por çdo grua mund të vërë shaminë”.

triumfon mbi rivalin e tij të krahut të djathtë populist, Norbert Hofer në dhjetor, pas një votimi të përsëritur të përsëritur.