Autori i atentatit në Berlin ka kryer 4 vjet burg në Itali

Zbardhen më shumë detaje nga jeta e tunizianit Amri Anis, 24 vjeç, autori i atentatit terrorist në Belin ku gjetën vdekjen 12 persona dhe u plagosën 48 të tjerë.

Amri Anis është një emër i njohur nga drejtësia italiane. Ai ka mbërritur në Itali si emigrant klandestin në shkurt të vitit 2011 përmes Mesdheut duke zbarkuar në ishullin e Lampeduzës.

Amri Anis, emigroi mjaft i ri në moshën 18 vjeçe pasi në Tunizi ishte dënuar me 5 vjet burg për trafik pijesh alkoolike dhe vjedhje.

Në kampin e refugjatëve në Lampeduza ai qëndori pak muaj deri në shtator të 2011 pasi së bashku me disa emigrantë të tjerë i vuri zjarrin kësaj strukture. Për këtë akt të dhunshëm ai u dënua nga autoritetet italiane me 4 vjet heqje lirie në burgun e Palermos.

Në pranverë të 2015 Amri Anis është i lirë e ndaj tij lëshohet urdhëri i riatdhesimit të detyrueshëm nga territori italian. Vonesa e përgjigjes nga autoritetet tuniziane bën që ky urdhër të mos zbatohej, dhe  Ministria e Bredshme italiane detyrohet të aplikoj normativa e dëbimit të tij nga Italia.

Amri Anis ka udhëtuar më pas drejt Gjermanisë ku sipas invstigimeve mendohet se ka hyrë në kontakt me salafitt tunizianë si dhe me predikuesin e rekrutuesi e njohur të ISIS në Gjermani, Abu Walaa, i arrestuar më 8 nëntor të 2016.

Amri Ans përdorte rreth 12 identitete emra të ndryshëm dhe policia gjermane e kishte renditur në listën e 549 personave të rrezikshëm.