Avokatët: Facebook spiun i tradhëtive dhe shkak i grindjes së adoleshentëve

Rritja e numrit të përdoruesve të rrjeteve sociale përveç favorëve që sjellin në lidhjen mes të njohurish, po bëhet shkak që shumë prej çifteve të ndahen pas dyshimeve të lindura nga komunikimet virtuale. Avokatët thone se një problem jo pak i vogël këto komunikime po shfaqin edhe te adoleshentët, të cilët grindjet në FB i vijojnë edhe fizikisht, duke përfunduar ndonjëhere edhe në ngjarje tragjike si ajo e pak ditëve më parë në Pogradec, ku u vra nga një bashkëmoshatari i tij  18-vjeçar.

Të zbulosh tradhëtinë nëpërmjet Facebookut, apo te grindesh me dikë edhe fizikisht pas një komenti në rrjetet sociale, duket se tashmë është bërë e zakonshme.

Por konfliktet nuk mbeten vetëm  aty, ato përfundojnë edhe në duart e drejtësisë.

Avokatët rendisin si shkak të parë të divorceve tradhëtinë, e cila në jo pak raste është zbuluar nga komunikimet virtuale të partnerëve.