Azbi Nuredini : As dasëm nuk bëhet çdo 15 vite e jo luftë

Azbi Nuredini, ish pjesëtar i UCK-së komentoi informacionin se në Maqedoni gjenden 80 ushtar që janë të gatshëm të hakmerren për Grupin e Kumanovës, transmeton Tetova1.

Nuredini shkruan se as dasëm nuk bëhet çdo 15 vite e të mos flasim për luftë.

“Duhet ta ket të qartë gjithkush se as dasëm nuk bëhet çdo 15 vite e jo luftë! Ne Shqiptarët në Maqedoni e kemi përfunduar luftën me arm në vitin 2001, me një shtet Shqiptar në NATO dhe një NATO në shtetin tjetër Shqiptar është turp dhe nënçmim për ne të mendohet për luftë në Maqedoni!, pa dyshim se ai se kjo ide është antishqiptare Tash ne kemi nevoj për luft politike që të realizojm të drejtat tona, për të arit këtë ne duhet ta zgjedhim një klas politike serioze dhe ta mbështesim ate sepse politikanët tanë në politikë na i devijojnë çështjet e të drejtave tona dhe për këtë nuk na ka faj askush tjetër.”, komentoi Azbi Nuredini