Azilkërkuesi shqiptar bëhet hero në Gjermani pasi kap hajdutin

Ai po shëtiste sëbashku me një mikeshën e tij gjermane në qytet, kur befas përpara tij shfaqet një hajdut që ndiqej nga punonjësit e një dyqani.

Driton Berisha, një azilkërkues 37 vjeçar nga Kosova është bërë hero i ditës në qytetin gjerman Vllingen, pasi u erdhi në ndihmë punonjësve të një dyqani për të kapur hajdutin, shkruan gazeta “Sudkurier”.

Gjatë përpjekjes për neutralizimin, hajduti e ka qëlluar me një mjet prerës brisk në kofshë.
Berisha i thotë atij disa herë: “Stop”, hiqe thikën nga dora”. Në momentin që hajduti nuk tërhiqet, Berisha e godet me grusht në fytyrë dhe e hedh përtokë.

Ai është trajtuar tek mjeku por pa rrezik për jetën. Për gjestin ai ka marrë një falenderim nga punëtori i dyqanit, duke i dhuruar dhe një kupon me vlerë në shenjë mirënjohje.

“Heroi nga Villingeni”. Kështu e kishte emërtuar një polic pasi ia dorëzoi hajdutin.

Ndërsa vetë protagonisti, Driton Berisha shprehet: “Gjermanët na kanë ndihmuar në Kosovë. Ata më kanë ndihmuar edhe mua si refugjat dhe përse të mos i ndihmoj edhe unë një herë ata?”, duke shtuar se këtë akt do ta bënte në çdo kohë sërish.

heroi2