Babagjyshi i fëmijëve sirian

Rami Adam, jeton në Finlandë megjithatë ka vendosur të rrezikojë jetën për t’i sjellë pak gëzim fëmijëve sirianë.

Unë quhem “xhaxhai i lodrave” në Siri. Kur më shohin të shkoj ata përhapin fjalën aq shpejt sa nuk e imagjinon dot. Emocioni, tek ata fëmijë, kur më shohin mua me çantën me lodra është i papërshkrueshëm”

Ai është babai i gjashtë fëmijëve dhe në 5 vjet ka udhëtuar 28 herë drejt Sirisë.

Grumbullon lodra dhe para në Finlandë dhe niset drejt Sirisë tia dhurojë fëmijëve. Por jo gjithmonë udhëtimi shkon mirë, madje mund të jetë dhe i rrezikshëm.

Rami shpërndan edhe ushqime dhe produkte të nevojshme. Ai thotë se ka financuar dhe 4 shkolla

“Ne në Siri kemi humbur besimin tek bota. Mendojmë se jemi të braktisur, nuk jemi as njerëz, por bombardohemi nga çdo kush. Duam që kjo luftë të mbarojë”

Al Jazeera tregon përmes një video emocionuese nismën fisnike të Rami Adam, finlandezit i cili dëshiron që kjo luftë të ketë një fund.