Babai i zëdhënësit të Vetëvendosjes, dha vendim për Kishën (Dokument)

Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë kishte gënjyer në një reagim për shtyp, duke thënë se Hamdi Vraniqi, babai i Erzen Vraniqit, zëdhenës i Vetëvendosjes, nuk e kishte dhënë nënshkrimin e tij për ndërtimin e Kishës Ortodokse serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Një dokument, që e ka siguruar Gazeta Express, e dëshmon të kundërtën.

Hamdi Vraniqi, babai i zëdhenësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzenit, kishte qenë Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës, kur e kishte dhënë pëlqimin e tij për ndërtimin e Kishës serbe në qendër të Prishtinës.

Gazeta Express e sjell dokumentin ekskluziv për këtë leje, për të cilën gjë para disa ditëve kishte gënjyer Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se Hamdiu nuk kishte qenë i përfshirë në këtë çështje.

E vërteta është ndryshe. Siç edhe shihet në dokument, Hamdi Vraniqi, ka pasur pozitë të lartë politike, në kohën kur vendimet po merreshin nga Sllobodan Millosheviq.

Vlen të përmendet që për ndërtimin, gjegjësisht rrënimin e kësaj kishe, më së shumti kanë bërë zhurmë zyrtarët e kësaj partie, me në krye Erzenin.

Hamdi Vraniqi, përveç kësaj leje, mbahet mend nga shqiptarët si njeri besnik i regjimit të Millosheviqit.

Ai kishte qenë ndër profesorët e paktë shqiptarë që kishte vazhduar të punojë nën masat e dhunshme.