Babai lë fëmijën të vdes brenda makinës së nxehtë

Një person nga Georgia e SHBA-së i akuzuar për vrasjen e fëmijës së tij duke e lënë brenda në makinën e nxehtë, “zgjodhi vdekjen më të keqe të imagjinueshme për djalin e tij,” thanë prokurorët.

Justin Ross Harris, 35 vjeç, u akuzua se la djalin e tij të vogël, Cooper, të vdiste në parking pranë zyrës së tij në Atlanta.

Harris do të argumentojë se vdekja ishte një aksident, megjithatë dyshimet janë të mëdha.

Ai gjithashtu akuzohet se i dërgon mesazhe vajzave të mitura, përfshi dhe momentin kur djali i tij po vdiste.

Ditën që Cooper vdiq brenda në makinë, temperaturat në mjedisin e jashtëm arrinin 35 gradë Celcius.

Father and son