Babai shpëton fëmijët nga makina jashtëkontrollit

Si një skenë filmi Hollywood-ian, një mekanik biçikletash ka shpëtuar dy fëmijët e tij me një shkathtësi të pabesueshme.
Video e filmuar nga kamerat e sigurimit tregon se si një makinë me shpejtësi jashtë kontrollit gati sa nuk përplas dy të vegjlit, përpara se babai indonezian të kërcejë me shpinë në tokë e t’i largojë ata në sekondë nga rruga.
Akti guximtar dhe lëvizjet e jashtëzakonshme të burrit në klip janë vlerësuar nga mijëra përdorues online të cilët e krahasojnë mekanikun me një yll filmash.
Video u publikua sot në Facebook nga Gossip Village, një grup taivanez, dhe ka marrë menjëherë mbi 820 mijë klikime