Babai vret djalin pak ditë para se të martohej, 20 vjet s’ishin pa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ditën e djeshme, ku një baba ka vrarë të birin pas një zënkë brenda në makinë.

Babai 65 vjecar Huseyn U., pas zënkës në makinë e ka goditur djalin me një gur në kokë, goditje kjo që ka rezultuar fatale për 35-vjeçarin, duke  shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Atë e bir kishin 20 vite që nuk ishin takuar. Menjëherë në vendngjarje ka ardhur policia, nënë dhe motra e djalit, ndërsa babai qëndronte pa lëvizur pranë të birit.

Në makinë atij iu gjetën shishe bosh alkooli, ndërsa akoma më dramatike është fakti se 35-vjeçari për pak ditë martohej.

Babai vret djalin pak ditë para se të martohej,  20 vjet s’ishin pa