Babai vret dy fëmijët dhe veten në Korçë

Opinioni publik vazhdon të tronditet nga lajmet monstruoze të krimit në familje.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës këtë mëngjes, rreth orës 7 e 30 minuta.

Në lagjen numër 4 të qytetit janë gjetur të varur babai dhe dy fëmijë.

Sipas të dhënave të para nga Policia e Korçës, babai 41-vjeçar Naum Toshi ka varur dy djemtë e mitur e më pas dhe veten.

Sipas TCH, policia është njoftuar me telefon për ngjarjen dhe ekipi hetimor po zbardh shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

E motra i ka thënë gazetarëve në vendngjarje se Toshi sapo ishte kthyer nga emigracioni dhe jetonte vetëm me dy djemtë, 4 dhe 6-vjeçarin që e shoqja e kishte pasur nga një martesë tjetër.

Mësohet se ajo e kishte braktisur dy muaj më parë 41-vjeçarin.