Babë e djalë rrihen mes vete

Policia në Pejë ka arrestuar dy të dyshuar(babë e djalë) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.