BAFTA 2017: ‘La La Land’ shpallet filmi më i mirë

“La La Land” ka fituar çmimin kryesor të Britanisë të dielën.

Filmi mori çmimin për filmin më të mirë, ndërsa aktorët e po këtij filmi, Emma Stone dhe Damien Chazelle, morën çmimet për aktoren më të mirë respektivisht regjisorin më të mirë, transmeton Koha.net.

Në total, ‘La La Land’ fitoi pesë çmime duke e bërë atë pretendentin kryesor për të fituar edhe në Oscar, ceremoni e cila do të mbahet më vonë gjatë këtij muaji.

Në BAFTA, “La La Land” fitoi edhe çmimet për kinematografi dhe për muzikë origjinale.

Këta janë disa prej fituesve në BAFTA 2017:

Filmi më i mirë: “La La Land”

Regjisori më i mirë: Damien Chazelle i “La La Land”

Filmi më i mirë britanik: “I, Daniel Blake”

Aktori me rol dytësor: Dev Patel, “Lion”

Aktorja me rol dytësor: Viola Davis, “Fences”

Aktori më i mirë: Casey Affleck, “Manchester by the Sea”

Aktorja më e mirë: Emma Stone, “La La Land”

Skenari origjinal: “Manchester By The Sea”

Skenari i përshtatur: “Lion”

Filmi më i mirë i shkurtër britanik: “Home”