Bakteri që shkakton ulcerën arrin edhe përmes puthjes

Më shumë se gjysma e popullsisë është e infektuar me helikobakter, i cili është shkak i ulcerës, gastritit dhe kancerit të stomakut.

Ky bakter është gjetur në membranën e mukozës së stomakut dhe mund të mbijetojë në përmbajtje të acidit stomak me një sasi shumë të reduktuar të oksigjenit, transmeton KosovaPress.

Përveç mukozës së stomakut, ai gjithashtu u zbulua në mukozën e zgavrës në gojë, depozita dentare dhe në pështymë.

Mënyra e bartjes së infektimit me helikobakteri nuk është studiuar sa duhet, por studimet e deritanishme tregojnë se infeksioni bartet direkt nga personi i infektuar te personi i shëndoshë dhe atë në tri mënyra: oral-oral, gastro-oral dhe përmes rrugës fekalo-orale.

Mjekët thonë se bartja e bakterit mund të bëhet edhe përmes puthjes.

Ata thonë se shërimi zgjat katër javë dhe terapia do të jetë e suksesshme nëse rezultatet e helikobakterit pas katër javësh të përfundimit të trajtimit dalin të jenë negative.