Balena gjigande 12 metra del në breg

Një balenë gjigande 12 metra e gjatë ka dalë në bregun  në Angli

Gjitari gjigand u zbulua i ngordhur në rërën e pikën e bukur të plazhit Norfolk.

Balena u zbulua nga rojtarët e zonës. Mediat lokale njoftuan njerëzit se zona ishte e hapur për t’u vizituar por të mos i afroheshin krijesës dhe të mbanin qen afër.  Gjithashtu po hetohet për shkaqet që bënë balenën të ngordhte.

“Është një krijesë e mrekullueshmë, por sa e trishtueshme ta shohësh në këtë mënyrë,” tha fotografi Penny Clarke.