Balena godet anijen, disa të plagosur

Në brigjet e Australisë ka ndodhur një incident në të cilin një balenë ka goditur një anije peshkatarësh. Nga ky incident një person ka humbur vetëdijen, ndërsa tri turistë kanë marrë fraktura dhe dëmtime në fytyrë dhe brinjë.
Anija në gjatësi prej nëntë metrash, po kthehej në portin në arkipelagun Whitsundays, në shtetin Queensland, me tetë udhëtarë, kur balena goditi fundin e anijes, duke e ngritur në ajër.
Lëndime ka marrë edhe kapiteni i anijes.