Balerini vdes në skenë, audienca qesh dhe duartroket

Një balerin i gjorë, i cili u rrëzua e vdiq në skenë, u duartrokit nga audienca- pasi ata menduan se ishte e gjitha pjesë e shfaqjes.

48 vjeçari R Khusainov po performonte një kërcim tradicional lezginka kur nisi të ndjehej keq.

Performanca, e cila është filmuar nga një spektator përmes një smartphone-i, tregon momentin tragjik në skenën e qytetit Urus-Martan në Republikën Ruse Çeçene.

Kur ambulanca mbërriti  në vendngjarje, ishte tepër vonë pasi Z.Khusainov kishte vdekur.

Mjekët thanë se balerini, i cili kishte një histori me një sëmundje zemre, ndërroi jetë nga një ndalim kardiak.

/Oranews.tv/