Ballkani i 1920-ës me sytë e një gjermani, siç nuk e keni parë kurrë

Janë 40 imazhe që ka fiksuar një fotograf gjerman në vitet e ’20-të shekullit të kaluar në vise të ndryshme të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Ndër to ka edhe motive nga vendbanime të shqiptarëve.

Fotogra gjerman Kurt Hielscher në mesin e viteve të ’20-të vizitoi Jugosllavinë. Ai më parë kishte publikuar fotogra nga Italia, Spanja dhe Rumania, të cilat e kishin intriguar qeverinë e Beogradit. Kjo u bë shkak që ai të ftohej ta vizitonte dhe dokumentonte vendin e njerëzit e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.

Fotografi bëri 1’200 shkrepje në pllaka Agfa-Chromo-Isorapid; 191 prej tyre dolën në një album me emrin «Jugosllavia. Sllovenia, Kroacia, Dalmacia, Mali i Zi, Hercegovina, Bosnja, Serbia. Peisazh, arkitekturë, jetë popullore», i cili u botua në Berlin më 1926 në shtëpinë botuese «Ernst». Hielscher donte të krijonte diçka më shumë se kartolina. Imazhet e tij të qasin në jetën e llimeve të federatës mbretërore, e cila edhe atëbotë në përditshmëri thirrej Jugosllavi. Një projekt politik, që siç thekson media zvicerane që e sjell një seri të këtyre imazheve «watson.ch», megjithatë dështoi në mënyrë tragjike./DP/