Bangladesh, 26 të dënuar me vdekje për vrasjen e 7 njerëzve

Një gjykatë në Bangladesh dënoi de me vdekje 26 njerëz, përfshi dhe një politikan dhe tre zyrtarë sigurie, për vrasjet politike të shtatë njerëzve në vitin 2014. Gjykatësi Sayed Enayet Hossain i shpalli të akuzuarit fajtorë për pengmarrjen he vrasjen e viktimave, ku përfshihej një zyrtar i lartë lokal dhe një avokat i qytezës Narayanganj.

Nëntë të tjerë u dënuan me burgim deri në17 vjet. I dyshuari kryesor, Nur Hossain, u shpall fajtor për angazhimin e një komandanti të forcave speciale dhe trupave të tij, për të vrarë rivalin e tij lokal politik dhe të biznesit. Hossain ishte anëtar i partisë në pushtet Awami dhe kontrollonte disa biznese ilegale ilaçesh. Tre ditë pas zhdukjes së viktimave në prill 2014, trupat e tyre u gjetën në një lum me plagë thikash.

Vrasjet tronditën kombin dhe njësia elitare e sigurisë u vu përsëri nën hetim për vrasje jashtë-gjyqësore. Ajo ishte krijuar në vitin 2004 për të luftuar krimet serioze dhe kishte marrë vlerësime për luftën ndaj ekstremizmit islamit.