Bangladeshi njeh Kosovën

Bangladeshi njeh Kosovën

Shteti i Kosovës sot ka marrë një njohje të madhe, kështu duke u pranuar nga Bangladeshi.

Gazeta Dhaka Tribune ka raportuar në lidhje me këtë duke theksuar se vendimi është marrë nga kabineti qeveritar, ndërsa kjo e përditshme shkruan se për këtë çështje ‘sekretari i kabinetit Mohammad Shafiul Alam ka njoftuar gazetarët pas takimit të rregullt që patën me kabinetin

Dhaka Tribune ka njoftuar gjithashtu se pak kohë më parë Ministria e Jashtme e Bangladeshit kishte kërkuar nga Qeveria ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ky medium ka cekur gjithashtu se kjo është njohja e 114 për Republikën e Kosovës