Banorët e Dobroshtit protestojnë kundër hidrocentralit

Banorët e fshatit Dobrosht përmes protestës kanë ngritur zërin kundër ndërtimit të hidrocentralit në fshatin e tyre. Banorët kundërshtojnë këtë projekt nën arsyetimin se nuk marrë pëlqimi i tyre nga na e investitorëve. Banorët shprehen se nuk janë në dijeni për përfitimet apo humbjet nga projekti në fjalë, ata madje druajnë se me ndërtimin e hidrocentralit fshati i tyre mund të mbetet edhe pa ujë të pijshëm.

“Jemi mbledhur sot këtu me banorët e fshatit Dobrosht në shenjë proteste kundër ndërtimit të hidrocentraleve që ndërtohen në fshatin tonë. Ndërtimi është planifikuar pa u informuar banorët e fshatit”.

“Unë si banorë i Dobroshtit jam kundër kësaj dhe ngrita zërin tim dhe erdha në vend këtu për të parë se çka fitojmë dhe çka humbim”.

“Nuk duam në këtë fshat, se këtu jemi rrit dhe bëj apel nga 1500 shpirtra që jetojnë në Danimarkë se për këtë natyrë vijnë këtu ata”.

“Ne bashkë do protestojmë deri kur të ndalet ky projekt. Nëse nuk ndalet krejt fshati ditët në vijim do jetë këtu”

Nga ana tjetër, kreu i komunës së Tearcë, Isen Asani, është amnistuar me atë se leje për ndërtimin e hidrocentraleve nuk jep komuna por Ministria e Ekonomisë, njofton Alsat-M.

“Lejen për shfrytëzim të ujërave për ndërtim të hidrocentraleve e jep Ministria e Ekonomisë dhe lejen për ndërtim të hidrocentraleve e jep Ministria e Transportit. Këta dy ministri bashkë e japin sepse bëhet fjalë për ndërtim hidrocentralesh në këtë nivel, pra nuk e jep komuna por ministritë përkatëse”, tha Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës.

Banorët e Dobroshtit shprehen të prerë se do të vazhdojnë të protestojnë deri në sqarimin e tërësishëm të rastit, pa mos përjashtuar edhe mundësin e radikalizmit të protestave.