Banorët e Kosovës bëjnë mirë që të mos dalin këto ditë, ky është paralajmërimi i ekspertit të matjes së ajrit

Shkumbin Morina nga qendra e matjes së ajrit, ka kërkuar nga qytetarët që t’i shmangen sa më shumë vendeve ku ka qarkullim të dendur të komunikacionit.

Morina diçka të tillë ka apeluar për shkak të ndotjes së madhe të ajrit që po bëhet si pasojë e uljes së temperaturave ku me këtë rast dhe po rritet përdorimi i sasisë së lëndëve djegëse, njofton Klan Kosova.

Këto deklarime Shkumbin Morina i dha në Ora e Fundit në Klan Kosova, ku shtoi se cilësia e ajrit është më e mirë krahasuar me atë të vitit 2015 dhe ’16.

”Cilësia e ajrit është më e mirë krahasuar me vitin 2015. Ulja e temperaturave gjithmonë sjell ulje të parametrave ndotës. Aplikacioni në fjalë i referohet vetëm një parametri matës e jo të gjithëve. Ulja e temperaturave rrit konsumin e lëndëve djegëse, detyron njerëzit të shkojnë në punë me mjete të caktuar dhe shkaktojnë ndotjen e ajrit”.

”Ministria e Mjedisit ka bërë apel tek institucionet përgjegjëse, që të bëhet një kontrollim më i mirë i lëndëve djegëse dhe qytetarët të mos djegin mbeturina dhe lëndë të dëmshme për shëndetin të cilët shkaktojnë ndotje të madhe”.
”Të qëndrojnë sa më larg kur ka qarkullim në komunikacion të dendur”, ka porositur Shkumbin Morina.