Banorët e Nerashtit përballet me mungesën e ujit të pijshëm

Assesi të merr fund problemi disa vjeçar më ujin e pijshëm në fshatin Nerasht të Tetovës. Edhe pse një vit më parë u lëshua në përdorim sistemi i ri i ujësjellësit, megjithatë 70 për qind e banorëve nuk kanë ujë dhe për këtë problem akuzojnë komunën e Tearcës.

“Jo nuk ka ujë për pije. Për ujë Nerashti vuajnë, këtu masa nuk merren aspak, për atë kemi ngel edhe pa ujë, s’kemi çka bëjmë”.

“Ujë fshati për pije nuk ka. Ujë ka por nuk bën për pije, duhet të bëhet rezervuari jo si këtu që venduan ca gypa nuk bëhet me rrymë uji të ngjitet në majë të malit. Për këtë duhet të merren masa dhe të përfundojë uji se tepër banorë ka fshati”.

Nga ana tjetër, drejtori i Ndërmarrjes publike Higjiena në komunën e Tearcës Mefail Miftari, thotë se banorët ballafaqohen me mungesën e ujit për pije, kryesisht për shkak të refuzimit për të paguar faturat e ujit.

“Me ujin në fshat nuk është gjendja e mirë. E kanë sjell ujësjellësin ka venduar gypat ujë nuk ka. Problemi është se në Nerasht askush nuk vendos orëmatës, askush nuk ka as imzik për ta ndalë ujin. Në Nerasht uji është me pompa, ato harxhojnë energji mirëpo ata e kanë pasur të qartë se rryma duhet paguar duhet paguar edhe uji. Ata nuk paguajnë. Për gjithë vitin kanë paguar vetëm 8000 denarë”, deklaroi Mefail Miftari, drejtor i NPK Higjiena.

Kreu i komunës së Tearcës Isen Asani, ka ftuar banorët e Nerashtit, që të lidhin kontrata me komunën pasi në të kundërtën, ujë nuk do të kenë .

“Ju bëj apel të gjithë banorëve të fshatit Nerasht, të nderuar neve jemi të hapur për bashkëpunim dhe urdhëroni të gjejmë një zgjidhje racionale”, deklaroi Isen Asani Kryetar i komunës së Tearcës.

Aktualisht, banorët e Nerashtit, ujin për pije e sigurojnë në fshatrat tjerë, ndërsa shpesh herë u ndodhë që të bëjnë disa kilometra për të mbushur ujë./alsatm