Banorët e Zhelinës me kontributin e tyre asfaltojnë rrugë

 

Një rrugë e cila nuk e kalon vlerën e gjashtë mijë eurove nuk u pa e arsyeshme të financohet nga buxheti i Komunës së Zhelinës, por me iniciativ i këshillit nismëtar, banërët e këtij fshati e panë të rruges që këtë rrugë ta asfaltojnë me kontributin e tyre.

Kjo rrugë gati dy vite ka qëndruar sikur ka qenë në kohë lufte e granatuar dhe e shkatërruar tërësisht. Por pas shumë përpjekjeve banorët e kësaj lagje kanë gjetur zgjidhje duke grumbulluar mjete nga buxheti familjarë duke i dhënë fund problemit disa vjeçar.

Këshilli nismëtar njofton se kjo rrugë është asfaltuar mbi 350 metra katror me asfalt me kontributin e vetë banorëve të lagjes. Ky projekti u financuar nga banorët e Strimnicës duke ndarë nga xhepi i tyre nga 700 euro të majme.