Banorëve të Haraçinës iu drejtua edhe bartësi i listës për deputet në njësinë zgjedhore numër 2 Ejup Alimi

Banorëve të Haraçinës iu drejtua edhe bartësi i listës për deputet në njësinë zgjedhore numër 2 Ejup Alimi dhe Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor Bekim Neziri.

“Mendojmë se politikat që kanë nisur duhet të rrumbullaksohen me sukses dhe me një mandat të cilin sot e kërkojë nga ju. Unë si bartës liste do t’i dal përballë të gjitha sfidave që na dalin përpara. Zgjedhjet vetëm se janë të fituara.

Njerëzit që trumbetojnë dhe mbështesin partitë maqedonase, i rikujtojmë se LSDM-ja është ajo që mbylli të gjitha fabrikat në vend dhe pikërisht është LSDM-ja ajo që çdoherë ka lënë pas dore shqiptarët. LSDM parti kjo që po tenton të mashtrojë shqiptarët, nuk do t’ia del”, tha Alimi