Barack 24 vjet me Michele, ja urimi i veçantë i presidentit në përvjetorin e martesës

SHBA – Barack dhe Michele Obama janë një ndër çiftet më të famshëm dhe më të përfolur presidenciale në botë.

Presidenti amerikan ka bërë të ditur se sot janë bërë plot 24 vjet që është martuar me bashkëshorten e tij, Michele.

Përmes publikimit të një fotoje në Facebook, Obama i ka uruar bashkëshortes përvjetorin e 24-ët të martesës. Çifti presidencial amerikan ka edhe dy vajza Malia dhe Sasha.

“Duke vallëzuar përgjatë këtyre 24 vjetëve. Urime përvjetorin”- ka shkruar Obama në profilin e tij në Facebook.
(er.cu/BalkanWeb)