Barça kërkon që finalja e kupës të luhet në Bernabeu

Klubi katalanas insiston që finalja të luhet në stadiumin e Real Madridit.
Fillojnë sërish debatet për stadiumin se ku do të mbahet finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë. Pas kualifikimit të Barcelonës dhe Deportivo Alaves në finale, klubi katalanas kërkon kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e rivalëve të tyre Real Madrid.

Barcelona e argumenton kërkesën e vet se ky stadium ka kapacitet prej 81 mijë ulëseve dhe se kryeqyteti spanjoll është i duhuri për të akomoduar në hotele një numër të madh tifozësh të të dyja skuadrave finaliste.

Sigurisht që një propozim i tillë nuk do t’u pëlqejë drejtuesve të Realit të Madridit, të cilët nuk dëshirojnë që tifozët blaugrana të ketë mundësi ta festojnë trofeun pikërisht në Bernabeu.

Një tjetër alternativë, po në Madrid është Vicente Calderon, që mund të presë finalen e fundit të Kupës së Mbretit, pasi ky stadium do të prishet, me Atleticon që do t’i luajë ndeshjet në Wanda Metropolitana.