Barça prezanton Valverden

Klubi katalanas ka prezantuar trajnerin e ri.

Ernesto Valverde është edhe zyrtarisht trajner i ri i Barcelonës pasi sot e ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin katalanas.

Në prezantimin e tij para medieve, Valverde ka qenë i shoqëruar edhe nga presidenti Josep Maria Bartomeu dhe zëvendëspresidenti Jordi Mestre.

“I jam shumë mirënjohës këtij klubi për besimin e treguar në mua dhe tani më takon mua që t’ua shpaguaj atyre. Ndjej shumë përgjegjësi duke ditur se kam një sfidë para meje gjatë të cilës dua të kënaqëm,” ka thënë Valverde.

Pas largimit nga Athletic Bilbao, Valverde merr postin e lënë bosh nga Luis Enrique.