Barcelona gjen trajner te ri

Drejhtuesit e Barcelonës e kanë gjetur trajnerin e ri, nëse Luis Enrique largohet në fund të sezonit

Luis Enrique mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, atëherë edhe kur i përfundon kontrata me kampionin e La Ligës.

Drejtuesit e ekipit nga Camp Nou kanë insistuar ta vazhdojnë bashkëpunimin me ish trajnerin e Romos dhe Celta Vigos, por ai ka preferuar ta pres pranverën për të biseduar për kontratën e re.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, drejtuesit e Barcelonës e kanë planin B nëse largohet Enrique, përcjell Express.

Nëse largohet Enrique, drejtimin e ekipit do ta marrë ndihmësi i strategut spanjoll, Juan Carlos Unzué.

Ky i fundit është pjesë e Barcelonës që nga viti 2015, derisa më herët ka drejtuar ekipet si Numancia dhe Racing Santander, përcjell Express. Ai në mes të viteve 1988-1990 ishte portieri i Barcelonës.