Barcelona mer lajm të keq, Messi i thotë ‘Jo’ ofertës së parë për rinovimin e kontratës

Lionel Messi ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për vazhdimin e kontratës.

Pas disa ditëve negociata, pesë herë fituesi i Topit të Artë, i ka thënë ‘Jo’ ofertës së parë të Barcelonës për vazhdimin e kontratës, e cila sipas ‘AS’, thuhet të jetë mes 30 deri në 35 milionë euro, përcjell portali Antpress.mk.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2018, dhe nga janari i vitit të ardhshëm, mund të nënshkruaj si lojtar i lirë me cilëndo skuadër.

Kjo do të bëjë që në ditët në vazhdim, Barcelona të rris intensitetin e negociatave me lojtarin më të mirë në histori të klubit të tyre, për të sqaruar sa më shpejtë të ardhmen e tij.

Kuptohet se dëshira e Barcelonës është që Messi të mbetet në ‘Camp Nou’./portali Antpress.mk/