Barcelona nuk heq dorë nga lojtari i Realit

Skuadra nga Camp Nou po shikon mundësinë e transferimit të mesfushorit spanjoll

Barcelona është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Isco.

Mesfushori nuk ka gjetur vendin që kërkon në skemat e Zinedine Zidane dhe një largim i tij është shumë i mundshëm.

Katalunasit ka kohë që e përcjellin me kujdes spanjollin dhe një lëvizje për të në janar nuk do të ishte e papritur.

Mirëpo me këtë kalim, Isco do të bëhej lojtari më i urryer i ditëve moderne për tifozët e Real Madrid.