Barcelona ofron shumën marramendëse 60 milionë euro për yllin e Premierligës (FOTO)

Barcelona ofron 60 milionë euro për Coutinhon. Braziliani i Liverpoolit po kërkohet me ngulm nga skuadra katalanase.

Barcelona është duke e bërë gati ofertën për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Reprezentuesi brazilian është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të kësaj vere.Sipas të përditshmes sportive katalanase, Sport, Barça tashmë ka bërë gati 60 milionë euro për ish-futbollistin e Interit.

Një faktor kyç në transferimin e Coutinhos në Camp Nou mund të jetë bashkëkombësi i tij Neymar, i cili disa herë ka deklaruar që do të dëshironte të luante bashkë me Coutinhon në një ekip.