Barcelona s’di më të fitojë, me Realin barazimi i tretë radhazi

Barcelona dhe Real Madridi ka përfunduar me rezultatin 1-1, në derbin më të madh botëror, ‘el Clasico’, që u zhvillua në Camp Nou.Ndeshja e shumëpritur nga gjithë bota e futbollit dhuroi emocione të mëdha, teksa u zhvillua një lojë mjaft e ashpër nga të dyja skuadrat.

Në minutat e para Lucas Vazquez u rrëzua në zonë nga Mascherano, mysafirët protestuan për penallti, por nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari.

Ndërsa në minutën e 40, pas një gjuajte të Jordi Albas, sipas vendasve topi u prek me dorë në zonë nga Dani Carvajal, por gjyqtari edhe një herë nuk vendosi për penallti, duke mbyllur pjesën e parë më rezultatin e bardhë 0-0. Në pjesën e dytë, Barcelona ishte më energjike dhe pas një harkimi të Neymar nga gjuajtja e lirë, Luis Suarez kërceu më lart duke shënuar gol me kokë në minutën e 53. Barazimi erdhi në minutat e fundit të sfidës nëpërmjet Sergio Ramos i cili shënoi gol me kokë.

Reali vazhdon të jetë i pamposhtur duke kryesuar klasifikimin me 34 pikë të grumbulluara. Ndërkohë Barcelona është në vendin e dytë me 28 pikë.