Barcelona trondit Neymarin, ngrit padi ndaj tij

Barcelona ka paditur Neymarin.Klubi i Barcelonës ka ngritur padi zyrtare ndaj ish-lojtarit Neymar, përcjell Gazeta BlicPasi iu bashkua Paris Saint-Germain për shumën rekord prej 222 milionë eurove këtë verë, gjiganti katalan ka vendosur ta padis brazilianin, për shkak se ai nuk përmbushi kontratën.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj Neymarit, pasi ai nuk e përfundoi kontratën e tij te klubi.Kështu, Barcelona përveç padisë ka kërkuar edhe 8.5 milionë euro nga 25-vjeçari.Ky reagim i Barcelonës vjen vetëm disa ditë pasi braziliani kritikoi disa nga drejtuesit e klubit.