Barcelona zgjedh trajnerin e ri

Ernesto Valverde do të jetë trajner i ri i Barcelonës.

Kjo në rast se Luis Enrique nuk vazhdon në detyrë pas përfundimit të këtij sezoni, raporton e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Valverde është në bisedime për kontratën e re në Athletic Bilbao, përcjell lajmi.

Por, ai është opsioni kryesor për strateg të ri të Barcelonës në rast se Enrique mendon se ka ardhur koha e ndarjes.