Bardhyl Zaimi: Prokuroria Speciale meriton përkrahjen e secilit që beson në shtetin e së drejtës

Bardhyl Zaimi i jep një përkrahje publike Prokurorisë Speciale Publike duke bërë apel që e njëjta të përkrahet nga gjithsecili që beson në shtetin e së drejtës, transmeton TetovaSot.

“…Pa diskutim Prokuroria Speciale meriton mbështetjen e gjithsecilit që beson në shtetin e së drejtës, në qeverisjen e mirë, në gjithë atë synim substancial për të vendosur njëherë e përgjithmonë mekanizmin e llogaridhënies, të përgjegjësisë dhe etikës profesionale. Këtu askush nuk duhet ta ketë as dilemën më të vogël. Të gjithë keqbërësit para drejtësisë kushdo qofshin ata…”, shkroi Bardhyl Zaimi në llogarinë e tij në Facebook.