Basha i kërkon çdo ditë debat televiziv, por ja si përgjigjet Rama

Thirrjeve të kryeopozitarit Lulzim Basha për t’u përballur në debat televiziv, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga studio e “Opinion”.

Ndërsa Basha e ftoi sërish në studion e Top Story, gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur Ramën nëse ka ndërmend të pranojë ftesën dhe të dalë në devat televiziv me Bashën.

“Debatet unë i bëj me ty. Ti je përfaqësues i kontinuitetit. Je Saliu dhe Luli bashkë”, tha Rama, mesa duket duke refuzuar kështu ftesën e Bashës.