Basha: Shqiptarët folën, nuk do të ketë zgjedhje fasadë!

 

Lulzim Basha i qëndron kauzës së opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme duke u shprehur se: “Nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje fasadë”.

Dhe sipas Bashës, kjo edhe ajo çfarë duan shqiptarët, gjë që u dëshmua në protestën e djeshme.

Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë më zgjedhje pa popullin, zgjedhje pa opozitën, zgjedhje moniste. Nuk do të ketë kurrë më një diktaturë moniste që emëron edhe opozitën fasadë”, shkruan në një postim në Facebook, kreu i opozitës, që vjen pas komunikimit javor të kryeministrit Rama në të njëjtin medium.

Republika e vjetër do të përmbyset, premton kreu i PD-së.