Basha: Vazhdojmë qëndresën, ‘Çadra e Lirisë’ do vijojë si qëndresë e popullit

Kreu i opozitës Lulzim Basha, nga ‘Çadra e Lirisë’ ka ftuar gjithë qytetarët shqiptarë që ti bashkohen protestës së opozitës ditën e shtunë.

Ai ka hedhur poshtë zërat se nesër do të mbyllet ‘Çadra e Lirisë’, duke theksuar se rezistenca qytetarëe në çadër do të vijojë deri në institucionalizimin e republikës së Re, deri në fitoren e plotë të kauzës së shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

‘Shqiptarët të bëhen gati për ditën e madhe, ditën e parë të republikës së re. Republikë së re që është dhe e para republikë e shtetit shqiptarë, që nuk do ju përkasë politikanëve por qytetarëve.

Ky monument i lirisë, i qëndresës i cili nesër do të presë bashkimin më të madh të shqiptarëve në histori. E kanë merak kundërshtarët tanë, nuk do të mbyllet por do të vazhdojë deri në institucionalizimin e republikës së re, deri në fitoren e lirisë së zgjedhjeve të ndershme’, u shpreh Basha.