Bashkimi Demokratik për Integrim rinis aktivitetet e fushatës

 

Pas pushimit njëditor të fushatës në nder të 28 Nëntorit, Bashkimi Demokratik për Integrim rinis aktivitetet e rregullta të fushatës, ku ka planifikuar takime me qytetarë dhe grupe interesi.

Agjenda është si vijon:

14:00 – Shkup – Panel i Bashkimit Demokratik për Integrim ku do të bashkëbisedohet për Vendimmarrjen Konsensuale për çështjet ekonomike ku bartësi i listës për njesinë 2 z.Ejup Alimi do të prezantojë pikat e kësaj shtylle. Njëherit, para të pranishmëve do të drejtohet edhe ministri aktual i ekonomisë, z. Driton Kuçi por edhe z.Tahir Hani, zv/ sekretar general në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë (Libraria e Çarshisë).

Agjenda e kryetarit, z. Ali Ahmeti në vijim:

17:00, Manastir – Lideri I BDI-së, z. Ali Ahmeti do të marrë pjesë në Tubimin komunal në Qytetin e Konsujve, ku para qytetarëve do të flasë rreth planeve të partisë për mandatin e ardhshëm.

19:00, Prespë – z. Ali Ahmeti do të vizitojë Prespën, ku do të organizohet Tubimi qëndror. (Salla e komunës)