Bashkohen Manchester United dhe Manchester City

Manchester City dhe Manchester United i kanë bashkuar forcat për t’i dhuruar 1 milionë funte për fonacionin emergjent “We Love Manchester”.

Kjo iniciativë ka nisur pas sulmit terrorist në “Manchester Arena” gjatë koncertit të pop yllit amerikan, Ariana Grande, të hënën në mbrëmje ku u vranë 22 persona dhe u lënduan 54 të tjerë

Ky fondacion ka për qëllim t’i ndihmojë familjet e viktimave dhe të prekurit e sulmit në Manchester.

Fondacioni kishte grumbulluar plot 2 milionë funte deri të mërkurën dhe donacioni nga United dhe City e rrit shumën e përgjithshme në 3 milionë funte.